Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime njëzëri pa diskutim ka miratuar vendimin për shkarkimin e Katica Janevës, nga funskioni Prokuror Publik Special. Komisioni në fjalë do të dorëzoj raportin deri tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili më pas duhet të caktoj seancë plenare në të cilën do të merret vendimi definitiv për shkarkimin e Prokurores Speciale, Katica Janeva.
Që të miratohet propozimi i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime nevojiten 2/3 e votave dhe votimi me Badenter.