8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore pranë PPRMV-së propozon shkarkimin e Vilma...

Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore pranë PPRMV-së propozon shkarkimin e Vilma Ruskovskës

 Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se ish-prokurorja publike themelore e Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të bërë nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe vendosi që Këshillit të Prokurorëve Publik t’i paraqesë propozim për shkarkimin e saj.

Pas zhvillimit të procedurës disiplinore ndaj tri prokuroreve publike dhe shqyrtimit të raportit të prokurorit-raportues, Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e detyrës së prokurorisë publike pranë PPRMV-së ka marrë vendim me të cilin:

-Për një ish-prokurore publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është konstatuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të kryer nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Komisioni ka vendosur që propozimin për shkarkimin e saj t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë.

– Për një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është shqiptuar masë disiplinore për kundërvajtje të rëndë disiplinore të konstatuar – zbritje të pagës mujore në vlerë prej 30% të pagës neto të paguar për një periudhë prej 6 muaj.

– Për një prokurore publike Komisioni ka vendosur që ta lirojë nga përgjegjësia, pasi nuk është vërtetuar se ka bërë shkelje të rëndë disiplinore nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike.

Kundër vendimit të Komisionit, siç bëjnë të ditur PPRMV, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese pranë Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Në mars të këtij viti, prokurorët Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifoska janë marrë në pyetje në kuadër të procedurës disiplinore ndaj tyre, lidhur me hetimin në Drejtorinë e Policisë Financiare.

Ish-udhëheqësja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (PTHP NJKOK), Vilma Ruskovska, është suspenduar, ndërsa paralelisht po zhvillohet hetim ndaj tre prokurorëve pas kallëzimit penal të ish-drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Propozimin për fillimin e procedurës disiplinore e ka dhënë prokurori republikan Lubomir Joveski, i cili edhe Ruskovskën e ka suspenduar nga puna.

Kontrolli në Drejtorinë për Policinë Financiare nga PTHP NJKOK është kryer më 18 korrik të vitit të kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments