8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomisioni Anti -korrupsioni i RMV -së / KORRUPSIONI po lulëzon në...

Komisioni Anti -korrupsioni i RMV -së / KORRUPSIONI po lulëzon në të gjitha sferat

Korrupsioni ka rrënjë të thella në të gjitha sferat e shoqërisë, që nga planifikimi urban, ndërtimtaria, gjyqësori, proceset zgjedhore, menaxhimi i mbeturinave, licencimi dhe lejet e transportit, këto janë vetëm disa nga fushat e vërejtura nga KSHPK në vitet e fundit. Aktivistët kundër korrupsionit në “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit” theksuan se ekziston rreziku i lartë i korrupsionit tek elitat politike, të cilat duke shfrytëzuar pozitën e tyre të pushtetit, çmontojnë sistemin e vlerave dhe të kompetencave.

“Më duhet të theksoj se këto përpjekjet tona nuk japin rezultatin e pritur, në radhë të parë për faktin se rreziqet korruptive që kemi konstatuar gjatë përgatitjes së Strategjisë Kombëtare më shumë se dy vite më parë janë ende të larta. Këto janë ndikimi i fortë politik, mosndëshkimi, jotransparenca dhe shpërdorimi i diskrecionit. Për shkak të ekzistimit të këtyre rreziqeve, rekomandimet dhe indikacionet që KSHPK-ja u drejton institucioneve të tjera të sistemit nuk janë respektuar plotësisht. Pra, ne jemi ende dëshmitarë të pazareve partiake për pozita të larta drejtuese që përndryshe duhet të plotësohen përmes shpalljeve publike për konkurrencë të ndershme dhe sistemit MERIT”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

Në 3 vite, KSHPK ka marrë vendime për gjithsej 1192 raste, nga të cilat 676 në fushën e korrupsionit, 281 në fushën e konfliktit të interesit, 79 vendime për mosrespektim të dispozitave ligjore gjatë procesit zgjedhor, dhe 156 vendime lidhur me kontrollin e pasurisë së zyrtarëve.

“Jemi dëshmitarë të shkarkimeve të drejtorëve për hakmarrje politike, jemi dëshmitarë të punësimeve sipas modeleve të njohura të nepotizmit, klientelizmit dhe kronizmit. KSHPK vazhdimisht ka theksuar se kjo mënyrë e veprimit të elitave politike cenon integritetin e institucioneve dhe ul besimin e qytetarëve në to. Dhe eksporti i kapitalit njerëzor arsimor jashtë vendit është vazhdimisht në rritje. – thotë Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

Po ashtu, oficerët e antikorrupsionit theksuan se me iniciativën e tyre kanë iniciuar mbi 1128 procedime dhe në të njëjtën kohë kanë pranuar dhe shqyrtuar rreth 2400 raporte nga qytetarë, organizata dhe institucione për dyshime për korrupsion, keqpërdorim dhe konflikt interesi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments