Radhë të gjata makinash presin në pikëkalimin kufitar Bllacë, për të hyrë nga Kosova në Maqedoninë e Veriut.
TV21 nga zyrtarë të këtij pikëkalimi, jozyrtarisht mëson se ka rënë sistemi për evidentim elektronik të njerëzve dhe makinave. Ministria për Punë të Brendshme zyrtarisht ende nuk e ka konfirmuar nëse kjo është arsyeja që ka shkaktuar radhët kilometrike në Bllacë.
Burimet e TV21 tregojnë se evidentimi po bëher manualisht, andaj kalimi në kufi po zhvillohet më ngadalë./TV21
