9 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmeKohë pushteti e BDI-ë dhe e ZKPRMV Artan Grubit / Në Idrizovë,...

Kohë pushteti e BDI-ë dhe e ZKPRMV Artan Grubit / Në Idrizovë, fëmijët detyrohen të mësojnë maqedonisht ( video)

Për shkak të mos interesimit të institucioneve përkatëse, një numër i caktuar i nxënësve të Idrizovës kanë ndërprerë bojkotin. Shkolla fillore “Koço Racin” në fshatin Ognjancë të komunës Petrovec është shpresa e fundit që këta nxënës ta vazhdojnë shkollimin në gjuhën shqipe, nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë. Prindërit, të cilët kanë refuzuar që fëmijët ti sjellin në këtë shkollë janë detyruar që fëmijët e tyre mësimin ta vazhdojnë në gjuhën maqedonase në shkollën fillore “Njegosh” në Jurulmeri. Këtë e dëshmojnë nxënësit e klasës së gjashtë që pas dy javëve bojkot nisën me mësim.

Sa nxënës ishit në klasë të gjashtë? 15 nxënës, disa kanë shku te shkolla “Kongresi I Manastirit”, ne kemi ardh këtu. Disa aspak nuk mësojnë. U tregojmë çka mësojmë në shkollë. Një shok I klasës ka hy maqedonisht me mësu në Koloni, se atje kemi deri në të pestën shqip, maqedonisht ka vazhdu me mësimin”

“Kam prit të hapet shkolla te ne por nuk u hap edhe këtu kam ardh. Sa ditë nuk ke shku në shkollë, sa ke humb prej mësimit? Dy javë  aspak nuk kam mësu. Dëshiroj shumë të hapet atje se e kemi më afër”.

“Edhe në Koloni ne dëshirojmë të mësojmë deri në klasën e nëntë shqip. Në Idrizovë duhet me ndërtu se shumë larg në Koloni”.

Ahmet Neziri, përgjegjës i shkollë fillore “Koço Racin” tha se nga viti në vit po vështirësohet mësimi në këtë shkollë për shkak të rritjes së numrit të nxënësve.

Tashmë tri vjet I kanë sjellë nxënësit këtu me atë se do të ndërtojnë shkollë në fshatin Idrizovë, vitin e parë I pranuam megjithëse janë grumbulluar, nëpër paralele kemi shumë nxënës. Nuk mundemi ti lëmë në rrugë, fëmijët nuk kanë faj, ata duhet të shkollohen. Shpresa e tyre e fundit për në gjuhën shqipe. Vitin e kaluar, klasa e pestë ka pas 21 nxënës, nëse na vijnë edhe 10 ose 12 nxënës ne na bëhen 32 ose 33 nxënës në atë klasë, klasa e gjashtë, a kushtet nuk i kemi”, theksoi Ahmet Neziri, përgjegjës i sh.f “Koço Racin” fshati Ognjancë.

Prindërit dhe nxënësit e fshatit Idrizovë më shumë se një dekadë kërkojnë mësim në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë, në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri. Në vitin 2019, Komuna e Gazi Babës refuzoi kërkesën për hapjen e paraleleve shqipe në këtë shkollë. Më pas mori vendim për ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë ku do të mësonin të gjithë fëmijët e fshatit. Mirëpo vendimi për shkollë të re mbeti vetëm në letër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments