5.8 C
Tetovo
E diel, 16 Nëntor, 2025
BallinaLajmeKodra e Diellit, bizneset kërkojnë infrastrukturë rrugore në prag të sezonit të...

Kodra e Diellit, bizneset kërkojnë infrastrukturë rrugore në prag të sezonit të ri

Në prag të sezonit të ri turistik në Kodrën e Diellit, problemet e njëjta që pengojnë zhvillimin e kësaj pjese, trashëgohen. Drejtori Gani Aliji premton se në sezonin e ri do të zgjidhin disa prej tyre. Ai thotë për Alsat se teleferiku në Kodrën e Diellit do të kontrollohen brenda ditëve, janë rrethuar edhe shtigjet për të mos u humbur skijatorët, si dhe tualetet publike. Aliji premton për herë të parë rregullimin e gropave dhe kanalizimit që përfundon në rrugë.

“Punët përgatitore për momentin janë në fazën e fundit për fillim të sezonit. Jemi në përfundim nga servisimi e deri tek gjërat tjera që janë të nevojshme. Si zakonisht, vitin e shkuar pranimin teknik është bë në muajin e 12, ndërsa këtë vit, presim këtë javë ta përfundojmë edhe atë sepse jemi përgatitur më herët për fillim të mbarë. Shtigjet e skijimit të gjithë do jenë të hapura, janë pastruar janë rregulluar për skijim. Kemi vendosur mbrojtëse për skijatorët dhe vendojmë edhe mbrojtëse të reja tek ski liftat dhe do kemi edhe sinjalizim tek gjitha pistat”, tha Gani Aliji, Drejtor i Qendrës Turistike Kodra e Diellit.

Interesim i shtuar është për muajt janar dhe shkurt, atëherë kur koha premton kushte më të mira për skijatorët dhe adhuruesit e dimrit. Hotelierët kërkojnë përmirësimin e kushteve.

“Jemi të gatshëm për të filluar një sezon të mbarë. Mungesat dihen, rrugët duhet të përgatiten, infrastruktura rrugore ka nevojë të punohet pak. Çmimet janë të njëjta nuk janë ndryshuar. Sa iu përket shtretërve të njëjtat janë, 500 shtretër ka Kodra e Diellit, flas edhe për vilat private. Janarin dhe shkurtin e kemi pothuajse të rezervuar”, thksoi Hashim Hasani, Pronar hoteli.

Qytetarët i kanë pamje të përsëritura secilin sezon rrugët e bllokuara për në Kodrën e Diellit, për shkak të numrit të lartë të veturave që drejtohen drejt këtij atraksioni turistik. Transport publik do të vazhdojë të organizohet vetëm në fundjavë.

“Edhe këtë vit do vazhdojë transporti i organizuar nga komuna e Tetovës për kodrën e Diellit. Sikurse vitet e shkuara edhe këtë vit transporti do organizohet gjatë vikendeve me tre deri në katër orare brenda ditës. Është një mundësi që të bëjmë thirrje deri tek qytetarët që të përdorin transportin publik, për ti ikur kaosit në kodër të Diellit”, tha Albion Alili, Zëdhënës i komunës së Tetovës.

Sipas informatave të televizionit Alsat brenda Qeverisë, vitin e ardhshëm, pritet të fillojnë edhe punimet për ndërtimin e teleferikut nga Tetova për në kodër të Diellit./Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments