17.6 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeKoalicioni parazgjedhor Besa-VMRO-DPMNE? Kasami i kujdesshëm, fton partitë shqiptare të bashkohen kundër...

Koalicioni parazgjedhor Besa-VMRO-DPMNE? Kasami i kujdesshëm, fton partitë shqiptare të bashkohen kundër BDI-së

Kreu i Besës Bilall Kasami tregon se në takimin që kishte me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kanë biseduar për mundësitë që të imponohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Po sa i përket koalicionit parazgjedhor, Kasami thotë se do të mendohej më gjatë për një koalicion të tillë me parti maqedonase. Kjo pasi që ndihet i tradhtuar nga LSDM-ja. “Pas tradhtisë që i ndodhi Lëvizjes Besa apo pas mos realizimit të marrëveshjes së nënshkruar me të cilën ne u bëmë pjesë e qeverisë dhe ne kryeministrit Zaev i dhamë një mundësi që të jetë në krye të qeverisë, ne do të mendojmë dy herë për ndonjë marrëveshje të re eventuale për ndonjë koalicion parazgjedhor, ndoshta edhe tre herë, por ne jemi parti politik, nuk i mbyllim dyert e bashkëpunimit me asnjë parti politike, por në këtë rast përvoja e hidhur me koalicionin parazgjedhor na imponon që  vendimi të jetë shumë më mirë i paramenduar”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments