15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeKoalicioni ASH-Alternativa: Protesta e sotme nuk ishte e organizuar nga opozita shqiptare

Koalicioni ASH-Alternativa: Protesta e sotme nuk ishte e organizuar nga opozita shqiptare

Mjaft luajtët viktimën. Koalicioni ASH-AA gjithmonë ka respektuar dhe çmuar dinjitetin dhe rolin e femrës shqiptare.  Nga ana tjetër, i gjithë opinioni e din se kush ofendon dhe nënçmon femrat dhe nënat shqiptare. Krimin dhe korrupsionin nuk mund t’i fshihni pas të drejtave gjinore dhe viktimizimeve te pabaza. Ju duhet të mbani përgjegjësi për vdekjen e nënave, baballarëve e të rinjve në spitalin modular në Tetovë.

Protesta e sotme nuk ishte e organizuar nga opozita shqiptare, ndërsa pjesëmarrja dhe anëtarëve tanë është e karakterit qytetar dhe përgjegjësisë qytetare, dhe si e tillë duhet trajtuar, si dhe qytetarëve tjerë të Tetovës. Ne nuk jemi BDI që ta hedhim gurin e ta fshehim dorën. Protestat tona gjithmonë kanë qenë transparente për opinionin dhe të tilla do të mbesin dhe në të ardhmen.

Ndërkohë njoftohet se në stacionin policor janë ftuar në bisedë informativë disa nga pjesëtarët e protestës së sotme. Ju bëjmë thirrje organeve të rendit dhe këtij regjimi hibrid LSDM-BDI që urgjentisht të ndalojë presionet mbi qytetarët. Arsyet për incidentet e sotme le ti kërkojnë tek veprimet e tyre politike, mënyra e qeverisjes së deritanishme, tragjeditë e shpeshta dhe tek mënyra e dhunshme e shtypjes së protestave qytetare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments