Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka njoftuar, se koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e kanë gati zgjidhjen ligjore për shtetësinë.
Ka njoftuar, se i njëjti i është dorëzuar koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevskit.
“Mora informacionin se është dorëzuar Ligji besoj edhe i përkthyer. U është dorëzuar koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, që t’ia përcjellë Qeverisë, kryeministrit dhe besoj se në ditët në vijim do të marrë një epilog një çështje e cila është e drejtë për t’u zgjidhur”, tha Sela