14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKjo është super makina që Qeveria ia dhuroi Zaevit,dhe 6 truproja, të...

Kjo është super makina që Qeveria ia dhuroi Zaevit,dhe 6 truproja, të cilët mund t’i zgjedhë vetë!

Zoran Zaev si kryeministër, i cili dha dorëheqjen, me vendim të qeverisë pas përfundimit të mandatit në fillim të këtij viti i është ndarë automjeti zyrtar qeveritar “Skoda Superb” i prodhuar në vitin 2021 dhe me kapacitet 2000 cm3, raporton portali Factor. .

Sipas ndryshimeve në Ligjin për Qeverinë të bëra në vitin 2016, ish-kryetari i LSDM-së ka të drejtë ta përdorë këtë veturë për një kohëzgjatje totale për aq kohë sa ishte në krye të Qeverisë. Më herët, në vitin 2020, kur Zaev dha dorëheqjen gjatë formimit të qeverisë teknike, atij iu dha një “Volkswagen Passat Limousine” prodhim i vitit 2018 dhe me kapacitet kub 2000 cm3.

Verën e kaluar, qeveria prokuroi 45 automjete luksoze Skoda Superb me katër rrota me vlerë 1.5 milionë euro pa TVSH. Qiraja mujore për një automjet është 60 mijë denarë me TVSH, ndërsa çmimi i përgjithshëm i një veture arrin rreth 40 mijë euro. Objekt i kontratës është prokurimi publik i mallrave janë 45 automjete me qira operative për një periudhë prej 36 muajsh dhe kilometrazhin e paraparë prej 120.000 kilometra për atë periudhë.

Qeveria, gjegjësisht Shërbimi për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka obligim ndaj kompanisë së lizingut të paguajë për kilometër për çdo automjet pas përfundimit të qirasë operative.

Më 17 janar, në të njëjtën ditë kur u mor vendimi, Zaev në një prononcim për portalin A1on tha se nuk do të shfrytëzojë të drejtën e apanazhit, as të makinës dhe shoferit. Ai thotë se do ta shfrytëzojë pjesërisht vetëm të drejtën për siguri dhe kjo rrallë. Ai ka të drejtën e gjashtë truprojave, të cilët mund t’i zgjedhë t’i ruajë 24 orë në ditë.

“Do të punësohem në firma familjare, pra do të përdor automjetin e njërës prej kompanive, do të marr rrogën atje, kështu që nuk do të përdor apanazh”, tha ish-kryeministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments