8.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeKjo është deklarata e Kurtit para se të ndodhte përplasja në Kuvend...

Kjo është deklarata e Kurtit para se të ndodhte përplasja në Kuvend ( video)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste lidhur me fletëarrestin e Milan Radojiçiq, që sipas tij, i është larguar pesë ditë pasi që ka ardhë Qeveria Kurti në pushtet.

Kurti në Kuvend po ashtu sqaroi edhe vendimin për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës.

“Nuk kemi tërheqje të Policisë së Kosovës. Të gjithë policët që janë në veri të Kosovës, janë në veri të Kosovës. Kemi 25 për qind të zhvendosje të policisë përbrenda objektet komunale. Nuk dalin policia nga ndërtesat që të vijnë në jug. 547 policë serbë kanë dhënë dorëheqje për një ditë. Sot që po flasim, janë mbi 800 policë të Kosovës atje, jo vetëm shqiptarë. Pesë ditë pas fitores sonë, ne i kemi fituar zgjedhjet me datën 14 shkurt 2021. Pesë ditë më vonë, ish-Qeveria, përpara se të bëhemi ne Qeveri është hequr fletarresti për të. Në anën tjetër të kufirit në Serbi, është hoteli Kopaonik”, deklaroi Kurti.

Pas kësaj, ai është hedhur me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ku më pas është sulmuar me shishe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments