Të punësuarit në Spitalin Klinik të Tetovës patën mundësinë të marrin pjesë në një ligjëratë të mbajtur nga kirurgu torakal spanjoll Diego Gonzalez Rivas, i cili për herë të parë në vitin 2009 e prezantoi metodën për operimin e organeve të gjoksit përmes një hapje të vogël me video torakale të asistuar.
Profesori Rivas është drejtor i programit për videos së asistuar të kirurgjisë torakoskopike në Spitalin e Mushkërive në Shangai pranë Universitetit Tongi. Ai gjithashtu punon edhe në kirurgjinë torakale në Departamentin e Transplantimit të mushkërive dhe kirurgjisë minimalisht -invazive në Koruna, Spanjë.
“Dje në Spitalin Klinik në Tetovë, organizuar nga kirurgët torakalë, profesori Rivas mbajti ligjëratë para mjekëve specialistë dhe studentëve me temë: History of uniportal VATS. Ai gjithashtu e prezantoi edhe librin e tij – “Kur asgjë nuk është e pamundur”. Profesori është në gjendje t’i edukojë me metodën e tij kirurgët torakalë nga Tetova për të cilët thotë se erdhi për t’i mbështetur si një gjeneratë e re e specialistëve të talentuar”, informojnë nga Spitali Klinik Tetovë.
Dr. Rivas mbajti takim edhe me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe në të cilin u diskutua për projekte të reja në avancimin e kësaj kirurgjie dhe zhvillimin profesional të kirurgëve torakal të vendit.


