16 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaEkonomiKina, luftë me BE-në për Ballkanin: Ofron më shumë investime, më pak...

Kina, luftë me BE-në për Ballkanin: Ofron më shumë investime, më pak kushte

Kina reagon pas nismës së Bashkimit Evropian për ta joshur Ballkanin perëndimor me më shumë investime.

Edhe pse investimet kineze përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të investimeve të huaja në rajon krahasuar me ato të BE-së, vëzhguesit thonë se ka shqetësim në rritje për shtrirjen e influencës kineze e mbështetur nga miliarda dollarë, që Pekini ka investuar që nga viti 2005.

Vlerësimet financiare variojnë, megjithatë ekspertët bien dakord se Serbia merr 80% të investimeve kineze në Ballkanin Perëndimor. Deri vonë, përgjigja perëndimore ndaj influencës kineze në rajon ishte minimale.

Vetëm rishtazi zyrtarët evropianë i konsideruan disa investime në Ballkanin perëndimor si pjesë të reagimit ndaj iniciativës kineze “Një brez një rrugë”.

I tillë është një fond prej 46 miliardë dollarësh që do të investohet për teknologjinë dhe infrastrukturën në rajon. Por, Igor Novakovic i Qendrës për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, me seli në Beograd, thotë se fondet e BE-së janë shpesh më të vështira për t’u përfituar, krahasuar me ato kineze.

Stefan Vladisavljev, nga Fondi i Beogradit për Arritjet Politike tha se disa ligjvënës dhe zyrtarë në rajon preferojnë investimet kineze pasi Pekini vendos më pak detyrime për zyrtarët rajonalë dhe faktorët në terren.

Kur Kina u afrohet vendeve, përgjithësisht vende në zhvillim, Kina ofron projekte infrastrukturore për të cilat shpesh është rënë dakord në një mënyrë jo transparente… Ato shoqërohen nga kushte të pakta, dhe kjo është tërheqëse“, shprehet ai, duke përmendur se BE-ja ka udhëzime për investimet ku kërkohet që qeveritë rajonale dhe bizneset të provojnë se janë në përputhje me standardet e BE-së.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments