18.4 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeKFOR-i: Brenda protestuesve në Jarinjë ka mundur të ketë grupe të organizuara...

KFOR-i: Brenda protestuesve në Jarinjë ka mundur të ketë grupe të organizuara kriminale

KFOR është deklaruar pas protestave të sotme afër kufirit të Kosovës, afër Jarinjes.

KFOR-i nuk e ka përjashtuar mundësinë që aty të ketë pasur edhe grupe të organizuara kriminale.

“Sot, pas koordinimit aktiv me të gjitha palët, Forca e Kosovës – KFOR-i, Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”, thuhet në komunikatë.

Jo zyrtarisht mësohet se çështja ka ngelur tek Komisioni kadrovik në kuadër të Qeverisë, i cili nuk e ka dërguar në seancë emrin që plotëson kriteret e parapara në konkurs. Në disa përgjigje të gazetarëve nga Qeveria kanë njoftuar se nuk mund t’i kumtojnë emrat e kandidatëve për avokat për shkak se nuk duan të ndikojnë në imazhin e tyre.

“Qeveria ka shpallur konkurs për Avokat të Shtetit dhe procedura është në vijim e sipër. Kurdo që do të vendoset, opinioni do të njoftohet”, Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në ditën kur Qeveria mori vendim për hapjen e konkursit, Avokati i Shtetit që ishte në funksion deri në atë ditë, Fehmi Stafa dha dorëheqjen. Edhe pse Stafa e paraqiti veprimin si dorëheqje, Qeveria njoftoi se i njëjti është shkarkuar mbi bazën e veprimeve jo profesionale dhe me propozim të komisionit përkatës. Në rrethana jo zyrtare mësohet se Stafa edhe njëherë ndodhet në garë për Avokat Shteti edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar as nga vetë Stafa dhe as nga Qeveria.

“Me propozim të Komisionit për çështje kadrovike, Qeveria shkarkoi Fehmi Stafën nga pozita e Avokatit të Shtetit dhe mori vendim për përpilimin e konkursit të ri për Avokat të Shtetit” – Vendimet e Qeverisë nga mbledhja e 72.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments