4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKëto janë 5 komunat ku LVV-ja fitoi mbi 60 për qind të...

Këto janë 5 komunat ku LVV-ja fitoi mbi 60 për qind të votave

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës që u mbajtën të dielën e 14 shkurtit.

VV ka fituar shumicën e komunave, madje në disa nga to duke fituar 60 për qind të votave sipas rezultateve preleminare të publikuara nga KQZ’ja.Gazetablic

Vetëvendosje ka fituar kryeqytetin Prishtinën me 64,09%, Gjilanin me 63,24%, Mitrovicën Jugore me 63,04%, Vushtrrinë me 60,08% , Ferizajin me 60,59%.

Pa votat me kusht, të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje numëron 378 mijë e 550 vota, që në përqindje i bie 47,85% të votave të përgjithshme.

E dyta në këto zgjedhje doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 17.24% të votave.E treta u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.10% të votave, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 7.39% të votave.Kujtojmë që Nisma Socialdemokrate dështoi ta kalojë pragun zgjedhor.

Në zgjedhjet e së dielës kjo parti mori vetëm 2.58% të votave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments