9 C
Tetovo
E martë, 22 Tetor, 2024
BallinaLajmeKëshilltarët opozitarë akuza për keqpërdorime! Drejtori i Shkollës së Mjekësisë në Tetovë...

Këshilltarët opozitarë akuza për keqpërdorime! Drejtori i Shkollës së Mjekësisë në Tetovë përgënjeshtron

Dega e BDI-së në Tetovë akuza në adresë të drejtorit të shkollës së mesme të mjekësisë Binas Pajaziti. Këshilltari komunal Liridon Disha tha se në këtë shkollë ka keqpërdorime të mëdha në blerjen e uniformave, tenderët për rinovimin e objektit si dhe organizimin e shëtitjeve.

Drejtori Binas Pajaziti këto i quajti shpifje. Deklaroi se shkolla nuk ka asnjë borxh, përveç 11 milionë denarëve për transportin publik, që sipas tij, në fakt është borxh i të gjitha shkollave të mesme të Tetovës. U përgjigj edhe për akuzat e tjera.

Nga Sektori për Arsim i komunës së Tetovës thonë nëse nga revizioni konstatohen keqpërdorime, do të merren masa.

Për rikujtim, për të njëjtën shkollë, disa javë më parë TV21 raportoi për keqpërdorime të deklarimit të përkatësisë etnike gjatë regjistrimit të nxënësve, ku për  regjistrim më të lehtë, nxënës shqiptarë ishin paraqitur si romë. Këtë më pas e ka konstatuar edhe inspektorati komunal, pas çka një numër i madh i nxënësve i kishin tërhequr dokumentet,  bashkë me deklaratat e noterizuara.

https://www.youtube.com/watch?v=JUUjSYVYtuA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments