17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeKëshilltarët e BDI-së kërkojnë sqarim nga Bilall Kasami për Kryqin në Kodrën...

Këshilltarët e BDI-së kërkojnë sqarim nga Bilall Kasami për Kryqin në Kodrën e Diellit

Këshilltarët e BDI-së nga Tetova, në mënyrë zyrtare kanë kërkuar nga Komuna e Tetovës që të zhvillohet seancë e jashtëzakonshme në këshillin komunal.
Kërkesa e integristëve vjen menjëherë pas lajmeve se në Kodrën e Diellit, në Tetovë është vendosur një kryq i lartë afërsisht 15 metra.
Në kërkesën e tyre, këshilltarët thonë se në këtë seancë të jashtëzakonshme të këshillit, duhet të merr pjesë edhe kreu i Tetovës, Bilall Kasami nga i cili ata kërkojnë sqarime nëse, kryqi është vendosur me ose pa leje dhe nëse është me leje, kush e dha miratimin.
“Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, sot kërkuam seancë të jashtëzakonshme me prezencë të Kryetarit të Komunës për sqarimin e opinionit për vendosjen e Kryqit në “Kodrën e Diellit”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments