7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKëshilli i Prokurorëve Publikë i rekomandon Memetit të mos marrë pjesë në...

Këshilli i Prokurorëve Publikë i rekomandon Memetit të mos marrë pjesë në punë derisa zgjat procedura kundër tij

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot diskutoi për procedurën kundër anëtarit Ixhet Memeti i cili dyshohet për pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. Sipas anëtarëve, Memeti gjatë kohëzgjatjes së hetimit nuk do të duhej të marrë pjesë në punën dhe vendimet e Këshillit. Ata sqaruan se nuk kanë mundësi ligjore për shkarkimin e tyre. Anëtarja Keti Petkova sqaroi se Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë nuk parasheh mundësi të heqjes nga vendi i punës derisa zgjat procedura penale.

Nga ky aspekt, duart tona si Këshill janë të lidhura për të hequr ndikimin e anëtarit në çdo mënyrë. Edhe pse nuk kemi mundësi ligjore të veprojmë me atë dispozitë që do të ishte më e logjikshme, nuk duhet të heshtim dhe të mos themi dobësitë e konstatuara pasi të veprohet në këtë çështje, tha ajo.

Sipas saj, procedura e hapur penale dhe bastisja e kryer në Këshill, ndikojnë drejtpërdrejtë në integritetin e Këshillit si institucion dhe te ata si anëtarë.

Svetllana Zhupanovska, anëtare e KPPRMV, theksoi se i është lënë virtytit të Memetit, të vendosë nëse do të marrë pjesë në punën e tij.

Anëtari Antonio Jolevski, u pajtua me koleget e tij dhe i rekomandoi Memetit të mos marrë pjesë në punën e Këshillit. “Ia lëmë ndërgjegjes, moralit të anëtarit të këshillit a do të marrë pjesë. Do t’i rekomandoja, veçanërisht në zgjedhje dhe shkarkime, të mos marrë pjesë sepse pikërisht në ato situata do të vihet në pikëpyetje besimi, se në ato zgjedhje ka marrë pjesë anëtar Këshilli për të cilin zhvillohet procedurë në prokurorinë kompetente”, sqaroi Jolevski.

Kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrievska, në deklaratë për mediat pas debatit, theksoi se Këshilli do ta ndjekë rrjedhën e procedurës penale dhe në bazë të rezultatit të saj do të veprojë sipas ligjit. Ajo sqaroi se procedura për shkarkim është paraparë, mirëpo në këtë rast është e pamundur.

“Procedura për shkarkim është paraparë, mirëpo, ajo procedurë duhet të fillojë me kërkesë të arsyetuar që duhet të paraqitet nga së paku 20 prokurorë publikë dhe një e treta e anëtarëve të Këshillit, kjo kërkesë duhet të mbështetet me prova, në rastin konkret kjo nuk mund të miratohet”, tha ajo. Shtoi se Këshilli nuk mund t’ia ndalojë Memetit të marrë pjesë në seanca.

“Kjo mund të ndodhë nëse ka një vendim të tillë nga gjykata”, tha ajo. Më herët, në fillim të seancës së sotme, Dimitrieska informoi se Memeti e ka informuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme dhe se mendon të tërhiqet nga funksioni nënkryetari i Këshillit.

Memeti është i dyshuari i dytë në hetimin për pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm ku është përfshirë edhe gjykatësi suprem, Naqe Georgiev. Dy të dyshuarit janë pjesë e hetimit të hapur nga PTHP NJKOK dhe dyshohet se kanë marrë “ryshfet për ndikim të jashtligjshëm”. Hetimi është hapur pas aksionit të MPB-së i cili vjen pas kallëzimit penal të të akuzuarit në lëndën që zhvillohet Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik, vendimin për shkarkimin e një anëtari të Këshillit e miraton Këshilli me të paktën gjashtë vota, me ç’rast për shkarkim duhet të kenë votuar të paktën tre anëtare të zgjedhur nga prokurorët publik dhe tre anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments