9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKëshilli Gjyqësor i kundërpërgjigjet Llogës

Këshilli Gjyqësor i kundërpërgjigjet Llogës

Këshilli Gjyqësor thotë se nuk e ka për qëllim të Lufton me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga. Reagimi i organit për mbikëqyrjen dhe rregullimin e punës së gjykatave vjen pas deklaratës së Llogës i cili tha se është “në luftë të hapur” me Këshillin Gjyqësor. Thonë se Llogës nuk do t’i tolerohet një qasje e tillë që sipas tyre tejkalon kompetencat e tyre.

“Nuk e kemi ndërmend të luftojmë më askënd, aq më pak me ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga. Këshilli Gjyqësor potencon se është i gatshëm t’i pranon të gjitha kritikat qëllimmira, por nuk mund të lejon që ministri i Drejtësisë të dalë nga kompetencat e tij dhe të tregon se si duhet të punon Këshilli. Çdo përpjekje për ndërhyje në punën tonë do të konsiderohet si “sulm” i ekzekutivit ndaj pushtetit gjyqësor”, thuhet në reagimin e Këshillit Gjyqësor.

Nga Këshilli Gjyqësor nuk tregojnë nëse ndaj Llogës do të reagohet edhe drejtpërdrejt në Qeveri, respektivisht do të informohet kryeministri për qasje jo etike dhe jo profesionale të një anëtari të Qeverisë. Megjithëse nga zyra për komunikim me mediat thanë shkurt se në mbledhjen e ditë së mërkurë, derisa ka reagim plotësues do të njoftohen mediat. Lloga edhe pse anëtar i Këshillit Gjyqësor deri tani nuk ka marr pjesë pothuajse në asnjë mbledhje. Kritikat e tij ndaj këtij trupi filluan kryesisht me veprimet e këshillit në rastin e kryetares së Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments