11.6 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeKërkojnë kthimin e rritjes 30% të pagave / Punonjësit paralajmërojnë protestë dhe...

Kërkojnë kthimin e rritjes 30% të pagave / Punonjësit paralajmërojnë protestë dhe grevë

Nga organizata sindikale e Ministrisë së Financave kërkojnë kthimin e shtesës prej 30 për qind të pagës që u është hequr nga Gjykata Kushtetuese. Kryetari i organizatës sindikale të AOGJSH, Bojan Tripunoski, tha se ministrit të financave Fatmir Besimit, i japin afat të firmosë deri në shpalljen e zgjedhjeve, në të kundërtën paralajmërojnë protesta dhe grevë.

“I bëjmë thirrje ministrit që të mos krijojë përçarje dhe pakënaqësi edhe më të madhe në mesin e punonjësve, sepse informacionet tona thonë se qëllimi i drejtuesve të caktuar në ministri është që të bëjnë një diskriminim të madh në atë mënyrë që vetëm një pjesë e vogël e punonjësve të marrin 30 për qind shtesë në pagë, një pjesë të caktuar 15 për qind shtesë, dhe një pjesë e madhe e të punësuarve nuk do të marrin asgjë, u shpreh Bojan Tripunoski”, kryetar i Organizatës Sindikale AOGJSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments