7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKërkohet karantinë 14 ditore për Kumanovën, numri i të infektuarve në Kumanovë...

Kërkohet karantinë 14 ditore për Kumanovën, numri i të infektuarve në Kumanovë më shumë se në Shkup

Në Kumanovë dita ditës numri i të infektuarve po rritet.

Edhe sot në këtë qytet numri i të infektuarve ishte më shumë së në çdo qytet tjetër, gjithsej 25.

Kumanova renditet në vendin e dytë sipas qyteteve në Maqedoninë e Veriut me gjithsej 236 të infektuar.

E për këtë shkak Kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski kërkoi nga Qeveria që qyteti për 14 ditë të jetë në karantinë.

“Masa e parë që i kemi propozuar Qeverisë,  kërkojmë 14 ditë karantinë të kontrolluar në Komunën e Kumanovës dhe të zbatohet gjendja e krizës, të ndalohet hyrja dhe dalja në qytet. Ndërsa të ketë lehtësim të qarkullimit për personat që duhet të kryejnë punën e tyre profesionale me leje të posaçme të munden të dalin nga qyteti”, tha Maksim Dimitrievski.

Nga Qendra e shëndetit publik në Kumanovë thonë se presin edhe 300 rezultate të tjera.

“Të gjithë lagjet janë të prekura, kemi lagje të qytetit, në qendër, nuk është mirë të tregojmë një lagje. Po presim edhe mbi 300 teste ku presim rezultatet e tyre, fotografia ndryshon. Nëse do të ishte epidemia në një lagje masat do të ishin vetëm për atë lagje, por bëhet fjalë për shumë rrugë dhe vendbanime të Komunës”tha mejkja.

Qyteti i parë që hyri në karantinë për 14 ditë ishte qyteti i Dibrës dhe Qendra Zhupa.

Karantinimi në këto komuna si duket dha sukses, pasi numri i të infektuarve dukshëm filloi të bie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments