5.5 C
Tetovo
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeKërçovë, takim mes komunës dhe bashkësive lokale! Banorët: Pritëm dialog, morëm vetëm...

Kërçovë, takim mes komunës dhe bashkësive lokale! Banorët: Pritëm dialog, morëm vetëm formularë

Kryetari i komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski, thirri në takim kryetarët e Bashkësive lokale për të identifikuar problemet prioritare nëpër rrethinën qytetit.
Në fillim ai pati një vërejtje për qytetarët të cilët hedhin mbeturina vend e pavend, ndërsa si shembull e mori fshatin Vraneshticë.“E luta kompaninë dhe ata na dolën në ndihmë dhe e pastruan deponinë e egër. Pas disa ditësh kur shkuam, unë, drejtori komunales dhe një pjesë e të punësuarve për t’i parë punët që realizohen për rrugën dhe pamë se prej fillimi në vendin e njëjtë ishte krijuar deponi e re! Unë patjetër duhet të them që nuk erdha unë as në Vraneshticë as në Zajaz e as në Garan t’i hedh mbeturinat, mbeturinat vetë i hedhim vet i krijojmë. Unë ju premtoj se do t’i pastrojmë të gjitha deponitë dhe përderisa i krijoni sërish vetë, nuk do t’i pastroj më”

Jovanovski nuk i diskutoi problemet një nga një me të pranishmit, por vetëm u dha ta mbushnin nga një formular me kërkesat e tyre. Në takim kishin ardhur 80 qytetarë nga bashkësitë lokale, me qëllim diskutimin e problemeve, por Jovanovski lëshoi mbledhjen menjëherë pas fjalimit, me çka disa prej qytetarëve mbetën të zhgënjyer.

Banorët kërkesat e tyre me shkrim për nevojat në vendbanimet ku jetojnë do të mund t’i dorëzojnë në Komunë dhe më pas të shqyrtohen nga kryetari për realizim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments