19.4 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeKërçovë, regjistrohen vetëm 147 filloristë shqiptarë/ Rajonizimi respektohet, por migrimi po zbraz...

Kërçovë, regjistrohen vetëm 147 filloristë shqiptarë/ Rajonizimi respektohet, por migrimi po zbraz shkollat

Rreth 117 filloristë janë regjistruar deri më tani në 5 shkollat qendrore në gjuhën shqipe që gravitojnë në Komunën  Kërçovës. Regjistrimi është deri në fund të muajit kur pritet të regjistrohen edhe rreth 30 nxënës të tjerë, me çka ky numër do të shkoj në 147 nxënës shqiptarë, në gjithë territorin e kësaj komunë.

Shkak i uljes së numrit të nxënësve nuk është mosrespektimi i rajonizimit të shkollave, por nataliteti i ulët dhe ikja e të rinjve jashtë vendit për një jetë më të mirë.

Dikur në shkollën fillore qendrore të Zajazit, një gjeneratë ka numëruar rreth 120 nxënës, ndërsa në klasë kanë mësuar nga 33 nxënës, e sot 33 nxënës janë regjistruar vetëm si fillorist.

“Në shkollën tonë, “Rexh Rushit Zajazi” gjithsej këtë vit semimaturantë janë 27, ndërsa janë regjistruar 33 nxënës. Prej tyre 3 nxënës nuk do ta vijojnë mësimin për shkak se dy prindër deklarojnë gojarisht se në korrik të këtij viti do të shpërngulen në Gjermani, ndërsa një nxënës për shkak se nëna i jeton në fshatin Baçishtë, mësim do ta vijojë në shkollën e fshatit Greshnicë”- tha Naser ismaili-drejtor i Sh.F.Q “Rexh Rushit Zajazi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments