Irani tha se Shtetet e Bashkuara “do të goditeshin rëndë” nëse Washingtoni nuk zbatonte një armëpushim në Gaza.
Kështu shkruan “Reuters”, i cili citon ministrin e Mbrojtjes së vendit – në një deklaratë të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim të dielën.
“Këshilla jonë për amerikanët është që menjëherë të ndalojnë luftën në Gaza dhe të zbatojnë një armëpushim, përndryshe ata do të goditen rëndë”, tha Mohammad-Reza Ashtiani.
Pas një sulmi të befasishëm të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, izraelitët kanë kërkuar të mposhtin grupin militant