11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKEMM, SHGM, SPGPM dhe IMM: Presim përpjekje të forta për reformat në...

KEMM, SHGM, SPGPM dhe IMM: Presim përpjekje të forta për reformat në media

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM), me rastin e 3 majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit përkujtojnë për nevojën për angazhim më serioz nga të gjitha palët relevante rreth reformave të rëndësishme në sektorin mediatik në vend.

“Në periudhën e kaluar u bënë përpjekje të caktuara që rezultuan me përmirësimin e ambientit në të cilin punojnë gazetarët dhe punonjësit mediatik, që nga ana tjetër, përmirësoi imazhin e shtetit në raportet ndërkombëtare për lirinë e mediave. Sa për ilustrim, shteti ynë është radhitur në vendin e 95-të sipas Indeksit të fundit të “Reporterëve pa kufi” për lirinë e mediave, duke përparuar 14 vende në krahasim me raportin e vitit të kaluar”, citojnë organizatat gazetareske në njoftimin e përbashkët.

Ata përkujtojnë se ndryshimet kryesore sistematike në sektorin e mediave nuk kanë mbaruar, ndërsa ndër tyre janë reformat në servisin publik dhe në rregullatorin mediatik. Përveç kësaj, mediat komerciale edhe më tutje përballohen me sfida të rënda për shkak të tregut të vogël të marketingut, që ndikon në cilësinë e përmbajtjeve në mediat. Njëkohësisht apelojmë që qeveria dhe institucionet e sistemit çdo zgjedhje që ka të bëjë me përmirësimin e gjendjes së gazetarisë dhe përmbajtjeve mediatike të koordinohen me bashkësinë profesionale mediatike dhe gazetareske në vend.

“Në pjesën e parë të vitit 2019 regjistruam disa incidente në të cilët janë shkelur të drejtat e gazetarëve, kameramanëve dhe punonjësit tjerë mediatik, për të cilët ne si organizata që mbrojmë të drejtat dhe interesat e gazetarëve, reaguam fuqimisht. Kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike dhe nga Gjyqet t’i procesuojnë dhe t’i përpunojnë deri në fund lëndët ku janë shkelur të drejtat e gazetarëve, si dhe lëndët ku është vërejtur gjuha e urrejtjes, me qëllim që të tejkalohet praktika shumëvjeçare e mosndëshkimit, duke parandaluar në këtë mënyrë padrejtësinë që i bëhet bashkësisë mediatike dhe gazetareske”, citohet në njoftim.

Përkujtojmë edhe për nevojën për të marrë masa në lidhje me të drejtat e punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik, duke pasur parasysh se gjysma e tyre punojnë pa kontratë punësimi në kohë të pacaktuar, sidomos në sferën e mediave onlajn. Në atë drejtim, nga institucionet e sistemit presim të sanksionojnë shkeljet e vazhdueshme të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe të krijojnë atmosferë që do të nxisë dialogun social dhe zgjidhjen e çështjes së kushteve të punës.

“Katër organizatat edhe në të ardhmen do të angazhohen për promovimin vetë-rregullimit në mediat si mekanizëm për avancimin e profesionalizmit, etikës dhe pavarësinë e mediave, parandalimin e ndikimit të qendrave të ndryshme të fuqisë dhe zbatimin e të drejtës të publikut për informim cilësor dhe të pavarur”, citojnë ato.

Në pritje të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend, katër organizatat përkujtojnë edhe mediat për obligimet e tyre të raportojnë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me Kartën e KEMM për raportim etik në mediat, që përmban këto parime: parimi i vërtetësisë dhe objektivitetit, parimi i ekuilibrimit, parimi i dallueshmërisë së qartë midis informacioneve dhe komenteve, parimet e ndershmërisë dhe neutralitetit, parimi i solidaritetit profesional, parimi i pavarësisë redaktuese dhe integritetit profesional, parimi i respektit dhe tolerancës, parimi i lirisë dhe përgjegjësisë.

“Vazhdojmë edhe më tutje me bashkëpunimin intensiv me partneret tanë ndërkombëtarë Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ). Së bashku përkrahim fushatën e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) “Roli i mediave në zgjedhjet dhe demokracinë”, që angazhohet mediave t’ju mundësohet qasje deri në informacione të lira dhe të ndryshme, të pavarura nga ndikimet e qendrave të fuqisë politike dhe ekonomike, citojnë Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), Instituti Maqedonas për Media (IMM), me rastin e 3 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments