Kemi qëllim të qartë si shtet sa i përket integrimit tonë në BE, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski sot para mediave, megjithatë nuk dha përgjigje konkrete për strategjinë se si ky integrim do të bëhet duke e marrë parasysh veton e vendosur nga Bullgaria.
“Atë që shumë qartë mund ta them është se nuk mundet një luftë politike në shtetin fqinj që është shtet anëtar i BE-së dhe retorika populiste-nacionaliste të jenë pengesë për anëtarësim për një shtet që ka 4 raporte pozitive për fillim të konferencës së parë ndërqeveritare. Nga dita e parë kam thënë se neve na duhet një zgjidhje e shpejtë, por jo e përshpejtuar. Pasi që zgjerimi i BE-së nuk paraqet tashmë vetëm çështje politike, ekonomike, por për momentin ajo paraqet edhe çështje gjeostrategjike dhe të sigurisë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Ju faleminderit shumë, por janë duke na pritur shumë njerëz ne duhet të vazhdojmë. Pres konferencë me qeverinë mbani në Qeveri. Kjo është ngjarje solemne e kushtuar për BNjVL . Urdhëroni ju lutëm ju presin ambasadorë dhe ministra”, tha Dushica Perishiç, drejtoreshë e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.Ndryshe, Samiti i radhës i BE-së kur edhe duhet të vendoset për hapjen e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në, do të mbahet më 22 qershor.
Deri tani nga qëndrimet zyrtare të Bullgarisë është bërë e ditur se pa zgjidhje të kontestit historik, Bullgaria nuk do ta heq veton me çka si pasojë edhe më tej vendi do të jetë i bllokuar në këtë proces.