3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKE nuk kursen kritikat për moszbatimin e reformave zgjedhore në RMV

KE nuk kursen kritikat për moszbatimin e reformave zgjedhore në RMV

Komisioni Evropian nuk kursen kritikat për vendin për moszbatimin e reformave zgjedhore, ashtu siç ka bërë në secilin raport të viteve të kaluara. Paralajmërimet e mediave të cilat kanë pasur qasje në raport thonë se aty potencohet moszbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së të cilat kryesisht bazohen në nevojën e krijimit të një kodi tërësisht të ri zgjedhor. Aleanca për Shqiptarët thotë se pavarësisht krizave në të cilat ndodhet vendi, institucionet përkatëse duhet të vazhdojnë me realizimin e reformave zgjedhore.

Fatkeqësisht nuk kemi një qëndrim të unifikuar të subjekteve politike sepse prioritet u jepet interesave momentale partiake dhe fatkeqësisht për atë arsye nuk po vjen në rend dite. Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE-ODIHR-së dhe natyrisht ne kemi edhe propozimet tona. Aleanca për Shqiptarët ka propozuar dhe insiston që të kemi një sistem zgjedhor me tetë njësi zgjedhore dhe të kemi lista të hapura”, deklaroi Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët.

Kjo sipas ASH-së do të sigurojë cilësi të përfaqësimit, demokratizim të partive politike dhe rritje të peshës së përfaqësimit në të gjitha zonave zgjedhore.

Kjo sipas ASH-së do të sigurojë cilësi të përfaqësimit, demokratizim të partive politike dhe rritje të peshës së përfaqësimit në të gjitha zonave zgjedhore.

VMRO-DPMNE-ja shprehet e gatshme për të negociuar por për momentin nuk ka plan konkret se si kjo do të zhvillohet.

“Kur bëhet fjalë për raportin të lëmë që të arrijë raporti, ta shohim atë, t’i shohim udhëzimet që na jepen. Ju e dini se ne jemi të hapur për atë proces megjithatë ta shohim njëherë raporti”

tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Një kod të ri zgjedhor ka premtuar ministri i Drejtësisë prej muajsh. Partitë politike duhet të ulen për të negociuar modalitetet, por deri tani asnjë takim nuk është mbajtur në kuadër të kësaj nisme. Ky premtim daton prej muajsh.

Vetëm një parti nuk ka dorëzuar nominim për përfaqësuesin e saj. Punojmë për formimin e grupit të punës dhe mendoj se për një periudhë shumë të shkurtër do të dalim me konferencë për mediat ku do t’i merrni të gjitha informacionet se si do të fillojmë me punë dhe si do të ecin negociatat. Nuk kemi harruar. Vetëm duam që procesi të jetë konsensual, transparent dhe me pjesëmarrjen e të gjithëve”, tha Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë.

Jashtë nismës për një kod të ri zgjedhor, debati për ndryshimin e numrit të njësive zgjedhore, hapjen e listave dhe zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-së është hapur disa herë brenda dhe jashtë Kuvendit, por kurrë nuk është arritur konsensus politik për të gjitha çështjet. /Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments