12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeKatica Janeva për 10 ditë del nga paraburgimi? Milloshoski: në “reket” janë...

Katica Janeva për 10 ditë del nga paraburgimi? Milloshoski: në “reket” janë përfshirë dy deputetë dhe dy gjykatës

Prokurores speciale, Katica Janeva, e cila është e dyshuara e tretë në rastin “Reket” për 10 ditë masa paraburgimi do t’i zëvendësohet me masë më të butë – paraburgim shtëpiak. Kështu kryeministri u ka thënë të pranishmëve në takimin e liderëve që u mbajt para dy ditëve në Kuvend, pohon deputeti Antonijo Milloshoski.

“Zaevi tha se sipas informacioneve të tij, hapi i tillë do t’i ndihmojë që brenda 10 ditëve, në vend që të ngelë në paraburgim në burg, të kalojë në paraburgim shtëpiak. Të gjithë u befasuam se si mund një kryeministër, i cili pohon se nuk ka asnjë lidhje me Prokurorinë dhe gjyqësorin, 10 ditë më parë t’i di vendimet e gjykatave dhe prokurorive, respektivisht me cilën masë do të zëvendësohet paraburgimi për Katica Janevën”, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Milloshoski në emisionin 10 minuta në TV21 tha se  në rastin Reket janë përfshirë edhe 2 deputetë të shumicës parlamentare si dhe gjykatës dhe bashkëpunues të tyre

“Të paktën dy deputetë, dy gjykatës dhe avokatë  të tyre të afërm janë përfshirë në rastin Reket. Edhe disa funksionarë të lartë nga pushteti lokal dhe qendror janë pjesë e kësaj afere të madhe me korrupsion dhe andaj mund të përfundojmë se pse Zaev është aq nervoz dhe çdoherë kur gjatë negociatave do të përmendshim se prokuroria e re do të duhej ta udhëheqë rastin Reket, ai menjëherë e  ndërpriste   temën dhe i refuzonte ato propozimet”, tha Antonio Milloshoski.

Deri më tani janë marrë në pyetje disa funksionarë të LSDM-së, siç janë Frosina Remenski dhe Aleksandar Kiracovski, ndërsa para tyre moderatorja Lila Filipovska, biznesmenët Ardian Amzoski dhe Siljan Micevski, si dhe Burim Rustemi, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska nag PPS-ja. Në paraburgim për Reket janë të dyshuarit Katica Janeva, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski Kiçeec.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments