-2.9 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeKasami: Pranojmë çdo propozim që vjen nga BE-ja! Të ketë vetëm protesta...

Kasami: Pranojmë çdo propozim që vjen nga BE-ja! Të ketë vetëm protesta paqësore

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot tha se si subjekt politik për ta nuk janë të pranueshme protesta të dhunshme. Ai theksoi se mbështet protesta paqësore. Sipas tij, i pranueshëm është çdo propozim që vjen nga BE-ja dhe qendrat evropiane në rastin e Parisit. Prandaj, theksoi se Kasami si qytetarë të Maqedonisë së Veriut, nëse duam të ndajmë vlera evropiane, duhet të kemi shumë besim në propozimet që na vijnë nga Bashkimi Evropian (BE).

“Është e sigurt se BE-ja bazohet në vlerat e mbrojtjes së pakicave dhe grupeve të rrezikuara në shoqëri, prandaj mendoj se çdo situatë që krijohet në fushën e diskriminimit të popujve tanë më të vogël në atë Evropë të madhe duhet të merret si e pasaktë. Një thirrje deri te të gjithë qytetarët se nëse besojmë në vlera evropiane, atëherë duhet të pranojmë propozimet që vijnë prej tyre, të zgjidhim problemin dhe kur të jemi pjesë e BE-së do të kemi më shumë mundësi sipas atyre standardeve për të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, të drejtat e gjithë popujve më të vegjël në kuadër të BE-së dhe do të jemi më të mbrojtur se sa jemi tani. Një thirrje deri te të gjithë qytetarët që të mos iu nënshtrohen njerëzve që nuk e duan të mirën e shtetit, as të maqedonasve dhe as dhe të popujve të tjerë në Maqedoni, sepse të gjithë qytetarët në vend nuk kanë të ardhme tjetër përveç integrimit në BE”, theksoi Kasami. tv21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments