10 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeKasami lë nën “mëshirën” e fatit zjarrëfikësit, kërkohet ndihmë nga mërgimtarët!

Kasami lë nën “mëshirën” e fatit zjarrëfikësit, kërkohet ndihmë nga mërgimtarët!

Zjarrfikësit nga Tetova po përballen me kushte shumë të vështira. Automjetet me të cilat intervenon kjo njësi janë shumë të vjetra, andaj gjatë punës po hasin në vështirësi. Edhe uniformat që i mbajnë janë vjetërsuar dhe nuk janë të përballueshme ndaj zjarrit. Komandanti Avni Ahmeti apelon për donacione, madje edhe nga mërgimtarët kërkon që të sjellin dorëza.

“Ne kemi probleme që me të vërtete janë shumë të vjetruara, kjo është njëherë ajo kërkesë e zjarrfikësve edhe vlen të ceket se kemi edhe uniformën mbrojtëse që e kemi mjaftë të vjetërsuar. Kemi pasur disa donacione nga shoqata shqiptare e Turqisë. Ju kisha bërë apel të gjithëve, kemi shumë mërgimtarë sa here që vijnë të na sjellë doreza. Edhe Tetova ka kompani gjigante edhe ju kisha bë apel që të kontribuojnë në kushtet që ju duhen zjarrfikësve”, tha Avni Ahmeti, komandat i zjarrfikësve.

Ndryshe gjatë vitit 2022 zjarrfikësit e Tetovës kanë intervenuar 660 herë. Kanë intervenuar për zjarre, aksidente komunikacioni por edhe për fatkeqësi natyrore. Territorin që e mbulojnë zjarrfikësit e Tetovës është shumë i madh, andaj problemet janë të shumta.

“Deri më 31 të këtij muaj kemi pasur 660 intervenime si Njësi e zjarrfikësve në Tetovës. Desha të ndajë disa intervenime që vërtetë kane qenë shumë të mëdha. Desha të përmend muajin mars kur kemi pasur shumë intervenime në ambiente të hapura. 39 intervenime në hapësira të hapura. Muaj i cili ka qenë shumë i mundimshëm për ne si zjarrfikës. Gjithashtu dua të ceki edhe muajin maj, zjarrin në ish monopolin apo fabrikës po fiks, që ashtu zjarri nuk mbahet mend në Maqedoninë e Veriut me përmasa të këtilla. Ndërsa më muajin gusht kemi pasur pastrime të shumta të ujërave nëpër shtëpi, kur kishim vërshime dhe dihet se kemi intervenuar në 64 pastrime në shtëpi dhe në disa nënkalime që i kemi pastruar gjatë gjithë kohës”, pohoi Avni Ahmeti, komandat i zjarrfikësve.

Vitin që lamë pas zjarrfikësit e Tetovës patën edhe trajnime intensive se si duhet të intervenohet në zjarre, aksidente komunikacioni dhe zjarre të hapura. Edhe pse në kushte të vështira ata nga tetovarët vlerësohen si heronjtë e qytetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments