10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
BallinaLajmeKasami kërkon mbështetje në Tetovë: Nuk ka lagje që nuk e kemi...

Kasami kërkon mbështetje në Tetovë: Nuk ka lagje që nuk e kemi ndryshuar për më mirë

Kreu aktual dhe kandidat për Tetovën nga radhët e VLEN, Bilall Kasami, thotë se në mandatin e kaluar paguan borxhin dhe modernizuan qytetin. Ai tha se qytetin e gjeti të katandisur por se ai do ta çojë Tetovën në një nivel tjetër me investime kapitale, shërbime evropiane, dixhitalizim, kulturë të gjallë dhe mjedis të pastër. Kasami kërkoi mbështetje edhe për një mandat tjetër.Sot, në fund të mandatit, unë dal ballëhapur dhe krenar në çdo cep të Tetovës sepse nuk ka lagje që nuk e kemi ndryshuar për më mirë. Ata na e lanë të zhytur në borxhe dhe me infrastrukturë të shkatërruar, të mbytur në mbeturina, në gropa, në baltë dhe pa ujë të pijshëm. Qytet në kolaps. Tetovën e gjetëm me 24 milion euro borxh, ndërsa nuk kishim as ujë dhe asgjë të hajrit. Për katër vjet, ne edhe punuam, edhe paguam borxhin. Sot, Tetova është krejtësisht qytet tjetër, ndërtuam rrugë e bulevarde, shkolla, ujë e kanalizime”, deklaroi Bilall Kasami, Kandidat për Komunën e Tetovës. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments