11.2 C
Tetovo
E martë, 25 Mars, 2025
BallinaSportKapiteni Amir Rrahmani i gëzohet fitores: E nisëm në Ligën D, pas...

Kapiteni Amir Rrahmani i gëzohet fitores: E nisëm në Ligën D, pas shtatë viteve jemi në Ligën B

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i është gëzuar fitores së Kosovës me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. 

Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje. 

Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar het-trik në këtë përballje, ndërsa paraqitje të mirë kishte pothuajse e gjithë skuadra. 

Kapiteni Amir Rrahmani ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke thënë që fitorja e sotme është historike.   

“Shtatë vite më parë e nisëm rrugën në Nations League në Ligën D, kurse nga sot pas kësaj fitore historike jemi në B. Krenar me të gjithë bashkëlojtarët. Na presin suksese të tjera”, ka shkruar kapiteni Rrahmani.  

Kosova më vonë do t’i mësojë kundërshtarët në Ligën B të Kombeve, ku e pret përballje me ekipe të forta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments