14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeKanë përfunduar 58 për qind nga shpronësimi dhe 33 për qind nga...

Kanë përfunduar 58 për qind nga shpronësimi dhe 33 për qind nga hulumtimet gjeostrategjike për autostradat në korridoret 8 dhe 10D

Kanë përfunduar tërësisht 58 për qind të projeksioneve për shpronësimin, si dhe 33 për qind e hulumtimeve gjeostrategjike për autostrada në korridoren 8 dhe 10 d, tregon raporti i mbikëqyrjes për progresin e punës për periudhën nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Raporti, i publikuar në ueb faqen e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) tregon aktivetete të realizuesit për shpronësiml, hulutmime gjeostrategjilke dhe aktivitete tjera paraprake dhe specifikime për akset e parashikuara Tetovë – Gostivar-Bukojçan dhe Trebenishtë – Qafë Thanë të Korridorit 8 dhe Prilep – Manastir të Korridorit 10d.

Gjithashtu, janë shfaqir edhe transaksionet finaciare mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në kuadër të Programit prë financimin e infrastrukturës rrugore, gjegjësisht pagesave që përfundojnë tek kryerësit e punëve.

Në muajin nëntor është realizuar një transaksion në vlerë prej 223.596.680 denarëve. Në muajin dhjetor ka pasur pagesa në katër raste. Më 5 dhjetor janë paguar 245.606.294 denarë, më 28 dhjetor dy pagesa prej 669.225.176, përkatësisht 261.862.793 denarë dhe më 29 dhjetor 1.695.871.044 denarë.

Me Programin për financimin e infrastrukturës rrugore për këtë projekt vitin e kaluar janë paraparë 15 miliardë denarë, ndërsa për këtë vit në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë 15,1 miliardë denarë.

Kontrata me kontraktorin konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” është nënshkruar në mars të vitit të kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments