15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKampanja në BDI për kryetar dege në Tetovë ka filluar zyrtarisht...

Kampanja në BDI për kryetar dege në Tetovë ka filluar zyrtarisht…

Valmir Aziri

Të dashur miq e bashkëpartiak në kontekst të zgjedhjeve brenda partiake e shoh të arsyeshme që krahas programës me Ju të ndaj edhe biografin time!Biografia ime dhe përshkrimi i aktivitetve politike dhe profesionale.Kam lindur në vitin 1977 në Tetovë, i martuar prind i tre fëmijëve. Kam diplomuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës, në drejtimin Dizajn Grafik . Ish ushtar I UÇK-ës, në brigadën “112 Mujdin Aliu” në rajonin e Tetovës.Angazhimi politik:Viti 2002 Angazhohem në Bashkimin Demokratik për integrim si bashkëthemelues dhe pjesmarrës direkt në parapregatitjet për kuvendin themelues të BDI-së në vitin 2002.Në Viti 2002 zgjidhem anëtar i kryesisë qendrore të forumit rinor të BDI-sëNë vitin 2006 zgjidhem Kryetari i Forumit Rinor për Degën e Tetovës.Në vitin 2013 zgjidhem anëtar i degës së Tetovës.Në vitin 2017 rizgjidhem anëtar i degës së Tetovës.Angazhimet në qeversijen lokale dhe qendrore:Në vitin 2005 zëdhënës i Komunës së TetovësNë vitin 2008 emërohem drejtor i Galerisë së Arteve në TetovëNë vitin 2011 emërohem drejtor i Teatrit të TetovësNë vitin 2017 emërohem sekretar shtetëror në Ministrin e Kulturës.Angazhimet profesionale:Jam anetarë i Shoqatës së Artistëve Figurativ.Kam realizuar ekspozita individuale dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore dhe koloni artistike.Në vitin 2008 jam autor i ekspozitës individuale „Reflektim”Në vitin 2016 jam autor ekspozitë individuale „Në fillim ishte fjala”Në vitin 2021 jam autor ekspozitë individuale dixhitale „Hijet e shpirtit“Në vitin 2021 jam autor ekspozitë individuale „Pas gjurmëve të atdheut“

==============================================================================

Faton Ahmeti

Të dashur anëtarë të BDI – Tetovë, Të dashur bashkëpartiakë, Sot, zyrtartarisht, deri te Komisioni Zgjedhor Partiak, dorëzova kandidaturën time për Kryetar të Degës së Tetovës, bashkë me programin e punës. Zotohem për garë fer dhe demokratike duke respektuar dhe përshëndetur punën e organeve për realizimin e këtij procesi zgjedhor brendapartiak. Të gjithë kandidatëve që garojnë për Kryetarë të Këshillave vendorë, Anëtarë të Kryesisë së Këshillave vendorë, Anëtarë të Kryesisë së Degës, i’u uroj fushate të mbarë dhe suksese, duke i siguruar që pas mbarimit të procesit zgjedhor, tek unë si Kryetar Dege, do të kenë një bashkëpunëtor dhe përkrahës të fuqishëm, për ti ecur përpara proceset në interes të përgjithshëm. Kundërkandidatëve të mi, u dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë në këtë proces zgjedhor, duke uruar që nga ky process të dalim edhe më të fuqishëm, të gatshëm për ballafaqimet e ardhëshme politike me oponentët politikë. Bashkimi Demokratik për Integrim, në krye me Liderin tonë, z. Ali Ahmeti, nuk është vetëm parti politike, por, është edhe tempull i demokracisë dhe kujdestar më i mirë i vlerave perëndimore, prandaj le të japim edhe një mësazh tjetër të madh para botës duke i përmbyllur këto zgjedhje të brendëshme në mënyrën më të mirë të mundëshme. Me respekt, Faton Ahmeti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments