-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKamjan, protesta para objektit të shkollës

Kamjan, protesta para objektit të shkollës

Dhjetëra prindër të nxënësve të Shkollës Fillore “Sabedin Bajrami” të fshatit Kamjan protestuan kundër vendimit të komunës së Bogovinës që kjo shkollë të transferohet në çerdhe, ndërsa rreth 280 nxënësit e saj shkolle të vazhdojnë mësimet në objektin qendror. Prindërit ankohen se nxënësit me këtë vendim të komunës humbin mësimin kabinetik dhe i kthehen atij klasik, si pasojë e mungesës së ambienteve në shkollën qendrore. Janë këmbëngulës se nuk do lejojnë zbatimin e këtij vendimi të komunës së Bogovinës

Ne jemi kundër vendimit të marr nga ana e komunës së Bogovinës, sepse na prishen klasat në këtë objekt të njohur si shkolla e vjetër dhe të shkojnë lartë që ky objekt të bëhet çerdhe. Ne nuk jemi kundër çerdhes po duhet zgjidhje tjetër që të mos prishet ky model edukativ arsimor me çka kthehen nxënësit e ciklit të ulët në procesin edukativ arsimor klasik”.

Ne duhet dhe do e mbrojmë këtë deri në fund”.

Nxënësit me këtë vendim humbin thuajse çdo gjë. Mësimi këtu zhvillohet nëpër kabinete. Këtu humbim 7 kabinete dhe dy lartë nëntë kabinete. Për ta arritur këtë kanë kaluar vite tani me këtë ndërrim dhe kthimin në mësimin klasik kthehemi 20 vite pas”-tha Aziz Vejseli Pedagog i Sh.F. “Sabedin Bajrami”

Komuna e Bogovinës si pasojë e protestave pezulluan punimet, por nuk heq dorë nga vendimi.

Komuna e Bogovinës, pas shumë kërkesave të qytetarëve ndër vite ka kërkuar edhe themelimin e një çerdheje. Arsyet e përzgjedhjes së këtij objekti janë të natyrës teknike, pasi në këtë objekt mësimin vijonin nxënësit e fshatit Siniçan, të cilët tanimë kanë objekt shkollor dhe pas lirimit të objektit në Kamjan u bë propozimi për përshtatje dhe rikonstruksion në çerdhe komunale. Investimet në këtë objekt bashkë me Ministrinë e Punës dhe Politikë Sociale llogariten në 12 milion denarë”-thonë nga Komuna e Bogovinës.

Protesta e banorëve të Kamjanit pritet të vazhdojë të hënën në të njëjtin vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments