15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajme”Kam ushtarë që u plagosen me plumba” – KFOR-i ia kujton Rakiqit...

”Kam ushtarë që u plagosen me plumba” – KFOR-i ia kujton Rakiqit dhunën e serbëve në Zveçan

Një ushtar i KFOR-it në Zveçan ia ka përmendur kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, disa herë dhunën që ndodhi në Zveçan të hënën.

Ushtari amerikan, që kishte biseduar me krerët e Listës Serbe edhe të hënën, i tha Rakiqit e nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, se 25 ushtarë të KFOR-it janë plagosur, prej tyre edhe me plumba.

“25 ushtarë. 25 ushtarë të KFOR-it janë plagosur. Disa prej tyre kishin plagë me armë zjarri. Disa ushtarë të KFOR-it janë plagosur nga arma e zjarrit, u janë nxjerrë plumba, jo shumë larg nga aty ku folëm të hënën mbrëma. Shenjat në plumba tregojnë se është shtënë me të nga një armë, të cilën nuk e ka NATO apo KFOR-i. Armët që kanë shtënë ato plumba nuk kanë qenë këtu. Kam ushtarë të cilëve u janë nxjerrë plumba. Është absolutisht e papranueshme”, ka thënë ushtari të mërkurën në Zveçan, në një bisedim me krerët e Listës Serbe, shkruan Koha.net, transmeton Gazeta10.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments