Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Departamenti i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, kundër D.Z. nga Kërçova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës” sipas nenit 143 të Kodit Penal, përcjell PressOnline.al.
I kallëzuari, me pozitë pune polic i lartë, ndihmës-roje në Stacionin Policor të Kërçovës, në ambientet e Stacionit Policor të Kërçovës ka sulmuar fizikisht një person të thirrur më 04.08.2025, në kohën kur ka qenë në vendin e tij të punës. Më konkretisht, D.Z. ka përdorur forcë pa autorizim me qëllim që t’i shkaktojë personit tjetër dhimbje fizike ose shpirtërore, njoftuan nga policia.
Po ashtu, nga ky sektor shtojnë se do të parashtrohet edhe propozim për nisjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të disiplinës së punës dhe do të shqiptohen masa të detyrueshme për largimin nga vendi i punës.