Maqedonia dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare sipas sistemit One Stop. Marrëveshja mes ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Pançe Toshkovski, dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, u nënshkrua në pikën kufitare Bllatë pranë Dibrës.Me këtë marrëveshje përmbyllet sistemi One Stop me të gjitha vendet fqinje jashtë zonës Shengen, pasi një sistem i tillë tashmë funksionon në pikat kufitare me Serbinë dhe Kosovën.
