7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKafenetë dhe restorantet do të hapen të martën?

Kafenetë dhe restorantet do të hapen të martën?

Edhe pse pritej sot, Komisioni i Sëmundjeve Infektive nuk mori vendim për hapjen e kafeneve dhe restoranteve. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se në fillim të javës së ardhshme, do të hapen ambientet gastronomike. Derisa pritet fillimi zyrtar i punës së kafeneve dhe restoranteve, punëtorët gastronomik dërejtuan një sërë kërkesash në adresë të shtetit. Ata kërkojnë të paguhen për festa, për fundjavë, të regjistrohen me kohë të plotë pune, dhe pagesë për K-15 dhe stazh me beneficione.

Faji që pjesa më e madhe nuk jemi të paraqitur dhe që nuk mund t’i realizojmë të drejtat tona tani nuk është vetëm i yni, por edhe i juaji sepse sistemi i kontrollit ka ngecur, në këtë rast inspektoratet. Ne jemi dega më e rrezikuar në çdo aspekt – jemi të ekspozuar në lodhje fizike, punojmë në çfarëdo kushte. Të arrijë kjo deri në Qeveri për të pasur sukses në normën më të rëndësishme gjegjësisht stazhi me beneficion”-tha Vllatko Nikollovski- nënkryetar i Sindikatës për gastronomi dhe turizëm.

Nga Sindikata thonë se nuk kanë një shifër të saktë se sa punëtorë kanë mbetur pa punë që nga paraqitja e korona virusit. Gastronomët pritet të punojnë me protokoll të posaçëm, që do ta marrin nga Komisioni. Ajo që jo- zyrtarisht dihet është se, patjetër duhet të kenë dezinfektim të rregullt, largësia mes tavolinave të jetë dy metra dhe përdorim vetëm të tarracave të jashtme të kafeneve dhe restoranteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments