8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKadri Veseli përkrah ndërtimin e xhamisë: Ta gëzojnë myslimanët e Kosovës e...

Kadri Veseli përkrah ndërtimin e xhamisë: Ta gëzojnë myslimanët e Kosovës e të luten për shtetin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përkrahur ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përkrah çdo komunitet detar sepse kjo është praktikë e vendeve demokratike dhe vlerë e popullit të Kosovës.

“Unë personalisht kam qenë përkrahës i madh që çdo komunitet fetar ta ketë qendrën e tyre të besimit në kryeqytet. Është praktikë e vendeve demokratike dhe mbi të gjitha, vlerë e popullit tonë”, shkruan Veseli ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Kombi ynë shqiptar, është i veçantë, se në gjirin e saj ka diversitetin fetar e kulturor të tri besimeve monoteiste.

Islami, Katolicizmi dhe Ortodoksizmi, përbëjnë shpirtin e kombit tonë. Me krenari mund të themi se toleranca dhe bashkëjetesa e këtyre besimeve është e natyrshme tek shqiptarët.

Kryeqyteti i Republikës së Kosovës e shpërfaq këtë bashkëjetesë. Prishtina ka Katedralen e saj të bukur e shumë shpejtë edhe Xhaminë qendrore, ku besimtarët myslimanë do t’i ndjekin ritet e tyre.

Në demokraci, protesta është instrument i garantuar për të shprehur mendimin në mënyrë paqësore dhe si e tillë duhet të mbetet, pa cenuar apo nxitur urrejtje.

Unë personalisht kam qenë përkrahës i madh që çdo komunitet fetar ta ketë qendrën e tyre të besimit në kryeqytet. Është praktikë e vendeve demokratike dhe mbi të gjitha, vlerë e popullit tonë.

Ta gëzojnë Xhaminë qendrore myslimanët e Kosovës e të luten për shtetin dhe të mirën e popullit tonë.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Veseli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments