6.5 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKabineti i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me përgjigje për letrën e hapur...

Kabineti i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me përgjigje për letrën e hapur të Veljanovskit

Janë paushall dhe të pavërteta konstatimet e ish Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Trajko Veljanoskit, në letrën e hapur për publikun. Përkundër akuzave të tij tendencioze, kjo udhëheqësi e Kuvendit, në gjashtë vitet e kaluara ndërmerr një sërë masash dhe projektesh në funksion të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe të pushtetit ligjvënës ndaj qytetarëve dhe publikut, qëndron në përgigjen e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit Talat Xaferi në letrën e hapur të Veljanovskit.

Informojnë se Kuvendi  ka bërë përsosjen e plotë të ueb faqes dhe e ka ndërlidh me sistemin e ri për e-Parlament dhe sistemin e ri për votim elektronik

“Përsosja e platformës së re kishte për qëllim përmirësimin e transparencës së Kuvendit në procesin e publikimit të gjithë informacioneve dhe dokumenteve që krijohen nga puna e Kuvendit në mënyrë të automatizuar, në kohë reale nga sistemi i brendshëm i ueb faqes së Kuvendit. Në plotësim, nevoja për përsosjen dhe ngritjen e nivelit teknologjik të sistemeve prej të cilave ca ishin më të vjetra më shumë se 14 vite, me zgjidhje të reja softuerike në Kuvend ishte rritur me kiber atakët pothuajse të përditshëm të ueb faqes së Kuvendit”, sqarohet në prgjigjen e Kabinetit të Xhaferit.

Shtohet se pas përsosjes së suksesshme të sistemeve, në procedurë është migracioni i të dhënave nga sistemi i vjetër i e-Parlamentit në të riun. Procesi i migracionit të përmbajtjeve nga sistemi paraprak është përfunduar për legjislaturën aktuale 2020-2024, a në procedurë është vërtetimi i përmbajtjeve për legjislaturat e mëparshme parlamentare.

“Në fakt, në ueb faqen e Kuvendit, përmes linkut plotësues – Histori, tani më janë në dispozicion një pjesë e të dhënave të shpërngulura edhe për legjislaturat paraprake parlamentare prej vitit 1991 deri sot, siç janë:

Deputetët dhe jetëshkrimet e tyre dhe partitë politike prej vitit 1991;

Udhëheqësia e Kuvendit (Kryetarët e Kuvendit, Nënkryetarët e Kuvendit dhe Sekretarët e Përgjithshëm) prej vitit 1991;

Grupet punuese prej vitit 1998;

Grupet Parlamentare të Bashkëpunimit prej vitit 2002;

Delegacionet prej vitit 2002, qëndron në përgjigjen me shkrim nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Modernizimi i ueb faqes nënkupton navigacion të lehtë, ndërlidhje logjike të përmbajtjeve, kërkim të avancuar, nivel të lartë të përshtatjes, integrim të plotë me e-Parlamentin dhe me sistemin e ri të foljes dhe votimit. Është ndërruar baza e vjetruar harduerike dhe tani të dy sistemet janë vendosur në serverë të ri dhe sistem të magazinimit (storage), me shpejtësi shumë më të madhe dhe kapacitet më të madh.

Sa i takon video arkivit, në procedurë është furnizimi i media serverit, me çka, pas vendosjes së tij dhe konvertimit të materialeve në formatin që tani është standard, do të jetë në dispozicion në faqen e internetit.

Krahas kësaj, në rrjedhë është realizimi i proceseve tjera në drejtim të avancimit të mëtejshëm të sistemit; përpilohet regjistri i organizatave joqeveritare; në procedurë është furnizimi i sistemit të zgjidhjes së incidenteve, vendoset wi-fi rrjeti korporativ dhe përmirësohet wi-fi rrjeti për mysafirë.

“Në vend që të kritikojë në mënyrë të paargumentuar dhe të shkruajë letra të hapura ndaj publikut, Veljanoski duhet të jetë pak autokritik dhe të pyesë veten se cili ishte niveli i transparencës së Kuvendit ndaj publikut në kohën e tij, e si është tani”, theksohet në përgjigjen e Kabinetit të Xhaferit në letrën e hapur nga Veljanovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments