11.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajme“Ju flet puçisti”/ Taravari ironizon me akuzat që vijnë nga krahu i...

“Ju flet puçisti”/ Taravari ironizon me akuzat që vijnë nga krahu i Selës

“Ju flet puçisti”. Kështu mbrëmë e nisi fjalimin Arben Taravari në tubimin që e zhvilloi në Gostivar, duke ironizuar akuzat se ka bërë puç ndaj partisë Aleanca për Shqiptarët. Taravari tha se të gjitha maskat ranë në momentin kur deputetët e ASH-së votuan për shkarkimin e ministrave të ASH-së.

“Sot ju flet puçisti, ai që i shkarkoi dy ministra, që shkarkoi shumë drejtor, ua prishi kontratat shumë njerëzve. Ka pas drejtorë që më kanë pyet se a duhet të kundërpërgjigjemi. Ne a duhet të shkarkojmë. Unë kam thënë jo. Të dy ministrat, para se të nis procedura, më kanë thënë a duhet të japim dorëheqje, u kam thënë jo. Dua të shohë a do munden ata deputet për të cilët të gjithë ne kemi vrapuar, s’kemi fletë me net të tëra, kemi bërë aktivitete, kemi bindë njerëz që t’i votojnë. Ata deputetë dua t’i shohë a do mund ta shtypin sustën për të shkarkuar ministrat tanë, dhe mbrëmë ranë të gjithë maskat.”- tha Arben Taravari- kryetar i ASH-së.

Nga ana tjetër ish-deputeti Syrja Rashiti, tha se është hera e parë që dëgjon se një kryetar i bën puç apo grusht shteti vetvetes.

“Kaq vite kamë bërë dhe nuk mbajë mend që ndonjë mbret të përmbys mbretërinë e vetë, nuk mbajë mend që ndonjë president të përmbysë presidencën, ndonjë kryeministër kryeministrinë dhe as që mbajë mend që një kuvend apo kryetar partie të përmbysë vetveten. Grusht shtet do të thotë të ja marrësh atë që se ke dhe atë jo me metoda demokratike por me metoda dhunë. Në rrethanat tona do të thotë të ja marrish Arbenit të parin e partisë me pushtetin e Artan Grubit.”- tha Syrja Rashiti – ish deputet i ASH-së.Taravari do të vazhdojë takimet me qytetarë. Të martën do të mbajë takim në Tetovë, ndërsa të premten në Shkup. Ai njoftoi se gjatë javës do të ketë takim me opozitën që të flasin për marrëveshjen e koalicionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments