10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeJoveski: Për procedurën disiplinore të Ruskoskës duhet të sigurohen dëshmi dhe të...

Joveski: Për procedurën disiplinore të Ruskoskës duhet të sigurohen dëshmi dhe të deklarohen të involvuarit

 Prokurori shtetëror publik, Ljubomir Joveski thotë se për procedurën disiplinore për shefen e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHPNKOK), Vilma Ruskoska duhet të sigurohen dëshmi të caktuara dhe për to të deklarohen prokurorët e përfshirë me procedurën.

“Komisioni për përgjegjësi disiplinore e shqyrtoi propozimin për inicim të procedurës disiplinore dhe sa jam i informuar rreth atij propozimi solli vendim për inicim të procedurës disiplinore, Më tutje e dini, në vetë procedurën duhet të sigurohen dëshmi të caktuara dhe duhet të deklarohen prokurorët publik për të cilët zhvillohet kjo procedurë”, deklaroi Joveski, në pyetjen e gazetarëve nëse ka risi lidhur me procedurën disiplinore për Ruskoskën.

Pas pohimeve të prokurores Ruskoska se katër vite nuk është bërë mbikëqyrje e punës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Joveski tha se një kohë të gjatë nuk është bërë mbikëqyrje jo vetëm në atë prokurori, por edhe në të tjerat, duke i pasur parasysh situatat me Kovid-19.

“Po, në këtë periudhë ishte kryer mbikëqyrje në disa prokurori të caktuara, por vetëm atje ku atë e imponojnë nevojat”, tha Joveski, i cili merr pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Preventiva de ndjekja e korrupsionit në gjyqësi”.

Prokurori republikan publik në bazë të nenit 81 të Ligjit për prokurorinë publike, muajin e kaluar solli vendim për largim nga funksioni ë shefes së prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska derisa zgjatë procedura penale e inicuar pas padisë së parashtruar penale kundër saj, ndërkaq pas bastisjes në Drejtorinë për polici financiare nga ana e PTHPNKOK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments