7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeJoveski: Bonuset marramendëse në Prokurorinë Speciale janë absurditet

Joveski: Bonuset marramendëse në Prokurorinë Speciale janë absurditet

Sekreti për lartësinë e bonuseve në PSP,  janë element kryesor që hedh dyshime në mënyrën si janë paguar kompensimet e konfidencialitetit, shpjegon prokurori i shtetit Ljubomir Jovevski.

Sipas tij, këto janë para publike dhe shpenzimet e tyre nuk duhet të jenë të klasifikuara.

Shtesa nuk ka guxuar të jetë më e lartë se 35% e pagave të marra nga prokurorët.

Jovevski tregoi se do të hetojnë të gjitha rrethanat, për të përcaktuar nëse ka ndonjë element të veprës penale.

“Pikëpamjet fillestare tregojnë se në të njëjtën bazë, dy herë është marrë pagë dhe nëse shikoni absurditetet se deri ku kanë arritur në pjesën e parave të shtetit, për shembull, një sekretar ka paga më të madhe se Presidenti i shtetit. A është e arsyeshme, a është logjike, të vlerësojmë. Por, me këtë nuk e paragjykoj procedurën që prokuroria e ka ngritur për këtë rast” tha Ljubomir Jovevski, prokuror i Shtetit.

Profesori universitar, Gordan Kallajxhiev konsideron që Katica Janeva, bonuset i ka dhënë me shumë lehtësi. Por, edhe vet Kallajxhiev nga PSP ka marrë 10 mijë euro, përcjell Gazeta Express nga Alsat-M.

“Problemi është se ato janë ndarë pa Rregullore dhe se prokurorja Janeva i ka ndarë me lehtësi. Me këtë, supozoj që kjo ka shkaktuar përçarje atje dhe se fillimisht kanë fituar bashkëpunëtorët më të afërt” theksoi Gordan Kallajxhiev, profesor universitar.

Prokurorja Fatime Fetai dje pohoi se shtesat e rrogave janë paguar në pajtim me ligjin për PSP. Ajo theksoi se rroga bazë e prokurorëve në PSP ka qenë 1300 euro, ndërsa si shtesa mesatarisht u janë paguar rreth 22 mijë euro në vit.

Bonus më të madh për besueshmëri ka marrë Katica Janeva, 157 mijë euro. Mënyra se si janë paguar shtesat hetohet nga Prokuroria për kriminalitet të organizuar e cila ka konfiskuar edhe dokumentacionin financiarë nga hapësirat e ish Prokurorisë speciale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments