15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionJoseph: Njohja e Ukrainës do t’i sillte Kosovës edhe njohje tjera, ia...

Joseph: Njohja e Ukrainës do t’i sillte Kosovës edhe njohje tjera, ia hap rrugën për anëtarësim në NATO

Ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph, e ka komentuar deklarimin e presidentit ukrainas se Rusia po tenton të nisë një luftë në Ballkan për të zhvendosur vëmendjen nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Përmes një postimi në X, profesori amerikan i thotë Zelenskyt se e ka fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan “duke e njohur Kosovën”.

“Zotëri President, ju e keni fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan duke e njohur Kosovën. Nuk do të humbisni armatimin nga Serbia. Njohja e Kosovës nga Ukraina do të katalizojë lëvizjen vendimtare të Serbisë drejt Perëndimit”, potencoi Edwards.

Më pas, në një analizë të tijën të gjatë, Edwards elaboron se njohja e Kosovës nga ana e Ukrainës do të mund të sillte edhe njohje tjera për vendin, por edhe do t’ia hapte rrugën për anëtarësim në NATO.

“Në të vërtetë, është Kievi që është në pozicionin më të mirë për të afirmuar rendin perëndimor duke njohur Kosovën. Njohja e Ukrainës mund të zhbllokojë rrugën e Prishtinës drejt NATO-s, të çojë përpara përpjekjen intensive diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës dhe t’i shkaktojë një goditje të rëndë presidentit rus Vladimir Putin”.

“Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur një solidaritet të paprecedentë transatlantik, Evropa mbetet thellësisht e ndarë për Kosovën dhe ndërhyrjen perëndimore që çoi në pavarësinë e Prishtinës pesëmbëdhjetë vjet më parë. Katër vende të NATO-BE – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – dhe një vend i vetëm në BE, Qipro, refuzojnë të njohin Kosovën, duke bllokuar rrugën e Prishtinës drejt NATO-s dhe BE-së. Në të njëjtën kohë, duke afirmuar pretendimin për sovranitet të Serbisë mbi Kosovën, këto shtete që nuk e njohin po ashtu pohojnë narrativat serbe dhe ruse të viktimizimit në duart e Perëndimit”, deklaron mes tjerash profesori Edwards.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments