8.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaTeknologjiJo vetëm në “botën” e Harry Potter, Ukraina pretendon se ka prodhuar...

Jo vetëm në “botën” e Harry Potter, Ukraina pretendon se ka prodhuar “mantelet e padukshme”! Ja çfarë është në gjendje të bëjë ky mekanizëm

Nëse pretendimet e një zyrtari ukrainas janë të vërteta, mantelet e padukshmërisë nuk ekzistojnë më vetëm në botën e Harry Potter.

Sipas mediave të huaja, ministri i transformimit dixhital, Mykhailo Fedorov, zbuloi sot një mantel, për të cilin tha se mund të fshehë ushtarët nga kamerat e imazhit termik dhe dronët.

Mantelet supozohet se janë në gjendje të bllokojnë rrezatimin e nxehtësisë, duke e bërë atë që i vesh në mënyrë efektive të padukshëm për armikun.

Ato janë në zhvillim që nga viti 2015 dhe janë prodhuar nga Brave1, një projekt i teknologjisë së mbrojtjes i sponsorizuar nga qeveria ukrainase.

Një nga zhvilluesit i tha CNN se manteli fillimisht ishte menduar të përdorej nga snajperistët dhe ushtarët e operacioneve speciale në rajonin Donbas të Ukrainës.

Tani, thuhet se është duke u përdorur në kundërsulmin e Ukrainës, megjithëse nuk është e qartë deri në çfarë mase.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments