1.3 C
Tetovo
E martë, 16 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeJep dorëheqje kryeprokurori Kocevski(video)

Jep dorëheqje kryeprokurori Kocevski(video)

Lubço Kocevski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme. Ky veprim i Kovevskit vjen ditën kur Kuvendi duhej të vendoste për shkarkimin e tij.“Parashtrova dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Funksion ky që në më pak se dy vjet, e kam kryer në mënyrë të ndershme, me dinjitet dhe nga ku largohem krenar me kokën e ngritur lartë, por edhe i dëshpëruar”, tha Kocevski.

Kujtojmë se Qeveria në Propozim thekson se shkarkimi i Kocevskit kërkohet për shkak të, gabimeve të mëdha profesionale që i ka bërë gjatë udhëheqjes së Prokurorisë publike, zbulim i paautorizuar i informacionit dhe të dhënave mbi çështjet gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për të mbrojtur konfidencialitetin e procedurës së përcaktuar me ligj; dëmtimin e reputacionit të Prokurorisë Publike dhe reputacionit të tij personal në tërësi duke mos vepruar në përputhje me detyrimet e parashikuara në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments