Shumë e interpretojnë këtë si një mesazh për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, se mbështetja blankon dërkombëtare për partinë e tij po merr fund.
Është biseduar me Zaevin, Teuta Arifi do të jetë ambasador i Maqedonisë në Shkup, ka komentuar me ironi gazetari i Tv Alfa, Lazar Temelkov për statusin ambasador “as në qiell as në tokë” të kandidates së BDI-së, Teuta Arifi.
Temelkov bën shaka në Facebook me këtë shprehje të njohur të LSDM-së kur donin të grumbullonin pikë politike për një qëllim, kur kryetar partie dhe kryeministër i vendit ishte Zoran Zaev.
Rrjetet sociale janë të mbushura me revolta, shaka dhe ironi me Teuta Arifin dhe refuzimin e shumë shteteve për të qenë ambasadore nga Maqedonia.
Ish-ministrja, kryetarja dhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, është kandidatja më e refuzuar për ambasadore në historinë e Maqedonisë, edhe para Ljubomir Danailov Frçkovskit.