3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJanevska: Qeveria e mëparshme nuk ka shtypur asnjë tekst shkollor për klasën...

Janevska: Qeveria e mëparshme nuk ka shtypur asnjë tekst shkollor për klasën e shtatë, me BZHA po punojmë për të tejkaluar sfidën

Edhe po të kishim shkop magjik, deri në muajin shtator ne si Qeveri nuk do të mund të arrijmë të sigurojmë tekste shkollore për klasën e shtatë. Asnjë tejkst shkollor për klasën e shtatë nuk është dorëzuar për shtypje. Një pjesë e tyre ende nuk janë miratuar, një pjesë nuk kanë kaluar recensimin dhe disa as nuk janë shkruar fare. Edhe pse udhëheqësia e mëparshme njoftoi se tekstet shkollore për klasën e shtatë janë duke u shtypur dhe dorëzuar, situata faktike është krejtësisht ndryshe.
Këtë informacion e ka ndarë sot me mediet ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, duke theksuar se për tejkalimin e sfidës kërkohet zgjidhje së bashku me Byronë e Zhvillimit të Arsimit.

“ Tani më disa ditë jemi duke biseduar me Byronë dhe me siguri nxënësit e klasës së shtatë edhe vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë nga tekstet shkollore ekzistuese, tekste të cilët deri më tani ishin në përdorim. Kemi arsyetim nga Byroja se janë të përputhshme me programet mësimore, në përjashtim të dy ose tre temave për të cilat mund të përgatiten materiale mësimore”, theksoi Janevska.

Ajo gjithashtu theksoi se bisedimet dhe diskutimet me BZHA-në janë duke u zhvilluar, edhe pse zgjidhja ligjore nuk lejon ndryshe, koncepti do të shtyhet për një periudhë të caktuar për nxënësit e klasave të shtata, teta dhe klasve të nënta që të kenë tekste shkollore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments