Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se po përgatitet pako e re e ndihmës financiare për muajt e dimirti. Kovaçevski thotë se pako anti-krizë do të përfshijë pensionistët, kategoritë më të rrezikuara dhe studentët.
“Në shpërndarjen e buxhetit që është dorëzuar në Kuvend, tashmë janë ndarë mjete financiare për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, këtu mbi gjitha mendoj për pensionistët, gjithashtu mendoj në ndihmën e atyre që kanë të ardhura më të ulëta, ata që marrin ndihmë sociale të garantuar, megjithatë duhet të ndihmohen edhe të rinjtë që nuk fitojnë, për shkak se janë studentë dhe nxënës të shkollave të mesme e kështu me radhë”, tha Kovaçevski.